Shkolla e Vitit 1896 – Stubëll
Rilindja e Arsimit Shqiptar në Stubëll (1896)
Viti 1584 shënon fillimin e arsimit në gjuhën shqipe në Stubëll. Kjo shkollë, e organizuar në nivel kolegji dhe e hapur fillimisht nga Selia e Shenjtë përmes vizituesve të saj apostolikë, konsiderohet zyrtarisht si institucioni i parë arsimor shqip në mbarë trojet shqiptare. Ajo, me ndërprerje të herëpashershme për shkak të rrethanave historike në të cilat u gjend populli shqiptar, vazhdoi të funksionojë deri në vitin 1896.
Nga viti 1896 e deri më 1939, falë iniciativës së Dom Mikel Tarabulluzit dhe përkrahjes së fuqishme e të qëndrueshme të Perandorisë Austro-Hungareze, mësimi vijoi të zhvillohej në objektin që sot njihet si Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, ku ruhen një numër i konsiderueshëm dokumentesh arkivore, librash të vjetër dhe artefaktesh të tjera që lidhen me veprimtarinë e saj arsimore.
Rëndësia e këtij institucioni qëndron në faktin se ai hodhi themelet e para të edukimit kombëtar dhe të ruajtjes së identitetit shqiptar në një periudhë veçanërisht sfiduese të historisë sonë.