Vizita nga miq dhe studiues në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë
Vizitat
Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll mirëpret vizitorë nga e gjithë bota. Prej grupeve shkollore dhe universitare, deri te studiues, diplomatë, përfaqësues institucionalë, pjesëtarë të misioneve ndërkombëtare, diaspora shqiptare dhe komunitetet arbëreshe nga Italia – ky muze shërben si një pikë takimi mes historisë, dijes dhe identitetit shqiptar. Çdo vizitë është një dëshmi e gjallë e vlerës së kësaj trashëgimie të përbashkët.
VIZITË E NXËNËSVE TË SHKOLLËS “KONGRESI I MANASTIRIT”.
Sot, në Stubëll, nxënës të shkollës “Kongresi i Manastirit” nga Pozherani, nën organizimin e z. Adnan Ramadani me bashkëpunëtorë, vizituan Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, një shkollë me gjenezë që daton në vitin 1584. Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me historikun e shkollës dhe patën mundësinë të shohin dokumente të shumta arkivore nga arkivat ndërkombëtare, si edhe libra në gjuhën shqipe që datojnë që nga viti 1664, të cilët janë përdorur nga mësues e nxënës ndër vite. Po ashtu, ata panë edhe artefakte të shumta që lidhen me shkollën dhe me historinë e martirëve shqiptarë të Malit të Zi e të Shkupit (1846-1848). Vizita u shoqërua me një bashkëbisedim të hapur e interesant me nxënësit, për çka i falënderojmë për interesimin dhe respektin ndaj trashëgimisë sonë arsimore e kulturore.
- Dr. Sarë Gjergji
RROFTE FSK-ja!
Sot pata kenaqesine te mirepres oficeret e FSK-Gjilan, te cilet vizituan Muzeun e Shkolles se Pare Shqipe ne Kosovë, shkolle qe u hap ne vitinn1584 ne Stubell. Ky gjest eshte nje deshmi e respektit dhe perkushtimit te tyre ndaj trashegimise sone kombetare, kultures dhe historise se arsimit shqip. Vizita e tyre nderon jo vetem kujtesen e brezave qe e hapen dhe mbajten gjalle kete vater dijeje, por edhe afirmon misionin e FSK-se si institucion qe mbeshtet jo vetem mbrojtjen e atdheut, por edhe vlerat shpirterore e kulturore te kombit tone. I falenderoj nga zemra per pranine e tyre dhe per respektin qe treguan ndaj nje prej simboleve me te hershme te arsimit shqip ne trojet toma. RROFTE FSK-ja!
- Dr. Sarë Gjergji